Transmetuar më 12-01-2025, 12:36

Edi Rama iu përgjigj sot të gjitha akuzave të rënda të ngritura nga opozita dhe u ndal në një moment edhe për përfoljet se është përdorues droge.

“Unë jam gati të vë bast se nuk ka një akuzë të mundshme që mund të mos më ketë ardhur nga ajo zorrë në gjithë këto vite.

Mi hedhin mua të gjitha në kurriz se çfarë kanë bërë vetë, apo çfarë do të ishin vetë nëse do të ishin në pushtet.

Më kanë bërë përdorues droge. Jo, nuk kam përdorur ndonjëherë droga të paligjshme, më kanë dalë dhe vazhdojnë më teprojnë dy ‘droga’ çudibërëse për mua, arti dhe lufta politike" dhe shtoi:

"Më kanë bërë kriminel. Jo, nuk kam kryer kurrë një krim. Më kanë bërë bashkëpunëtor të krimit. Jo, mua askush nuk më zgjedh dot si bashkëpunëtor dhe bashkëpunëtorët i zgjedh vetë".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit