Transmetuar më 11-01-2025, 22:45

Detaje të reja nga plagosja: Burimet policore bëjnë me dije se autori Sindi Syzo është futur në berberhanë ku ka gjetur të dëmtuarin Nikola Agolli, i cili ka qenë duke u qethur.

Burimet bëjnë me dije se me një mjet prerës ai e ka sulmuar menjëherë sapo ka hyrë në ambientet e berberhanes pa pasur asnjë konflikt mes njëri tjetrit.

Sindi Syzo është larguar menjëherë nga vendngjarja ku është shpallur edhe në kërkim nga policia, ndërsa gjendja e Nikola Agollit është jashtë rrezikut për jetën, pasi ka pësuar disa çarje në kokë dhe krah.

Mësohet se Sindi Syzo është një person problematik që njihet edhe nga policia e Pogradecit, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e sulmit ndaj Agollit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit