Transmetuar më 11-01-2025, 22:03

Një adoleshent është plagosur me thikë në qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme.

Policia informon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në lagjen "8 Shkurti" të qytetit.

“Dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar në këmbë me mjet prerës një shtetas 16 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve”, sqarojnë uniformat blu.

Policia ka ngritur një grup hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit