Transmetuar më 11-01-2025, 20:26

Pas pauzës dimërore, kampionati “Abissnet Superiore” u rikthye me ndeshjet e javës së 20-të.

Fitorja e Bylisit ndaj Dinamo City-t ishte dhe surpriza më e madhe e kësaj jave. Ballshiotët triumfuan në shtëpi me rezultatin 2-1.

Kampionët në fuqi të Egnatias e nisën mbarë vitin, pasi mundën në “Egnatia Arena” Laçin me rezultatin minimal 1-0.

Vllaznia triumfoi në klasiken e futbollit shqiptar ndaj Tiranës me rezultatin 2-1. Për kuqeblutë vendosi Bekim Balaj, i cili realizoi dy gola.

Sot u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së 20-të. Partizani barazoi 1-1 me Skënderbeun në “Arenën e Demave” dhe tani ndodhet në të njëjtën kuotë pikësh me Dinamo City-n e Vllazninë, 34.

AF Elbasani triumfoi me përmbysje në shtëpi ndaj Teutës me rezultatin 3-1.

Abissnet Superiore, java 20

Bylis – Dinami City 2-1 Egnatia – Laçi 1-0 Vllaznia – Tirana 2-1 Partizani – Skënderbeu 1-1 AF Elbasani – Teuta 3-1

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit