TIRANË- Një person i dënuar për vrasje në Gjermani është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi mbante armë zjarri pa leje.
Arrestimi i shtetasit me iniciale V.K., u bë në kuadër të operacionit policor të koduar "Ekol". Pas kontrolleve në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Tiranë
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Ekol“
Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet poseduesi i saj.
Komisariati i Policisë Nr.4, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Ekol ”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit V. K., banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje në shtetin Gjerman.
Nga ana e sherbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.4, janë siguruar informacione nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri pa leje, në banesë.
Mbi bazën e këtyre informacioneve, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit V.K, dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd