Transmetuar më 10-01-2025, 12:09

Gjendja e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas është përkeqësuar.

Siç bën me dije Kisha Orthodhokse e Shqipërisë, gjendja e Fortlumturisë së tij është përkeqësuar në mënyrë të menjëhershme, sipas edhe njoftimit të spitalit Ungjillëzimi në Athinë, ku Kryepiskopi është shtruar që në datën 3 janar.

Në njoftim thuhet se Kryepiskopi është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar.

‘Athinë, 10.01.2025 Tema: Përditësim i gjendjes shëndetësore të Fortlumturisë së Tij, Kryepishkopit të Shqipërisë, z. Anastas Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar. Nga administrata e spitalit’, thotë njoftimi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit