Personat që shihni në foto janë Klement Beqaj dhe Melisa Beluli, të cilët janë shpallur në kërkim nga blutë e Fierit pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin plagosën një 40-vjeçar i identifikuar si Gledi.
Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën. Pas një operacioni që zgjati disa orë nuk është mundësuar heqja e një plumbi në bark.
Ngjarja e rëndë u regjistrua disa ditë më parë në qytetin e Fierit në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Zogut të Zi”. Klement Beqaj, shkoi në lokalin ku ndodhej 40-vjeçari dhe e qëlloi me armë zjarri.
Sipas dëshmitarëve, Beqaj i mbështeti pistoletën në trup dhe e goditi, ndërkohë mësohet se në momentin kur dhe ndodhi ngjarja e pranishme ka qenë edhe ish-bashkëshortja e 40-vjeçarit, Melisa Beluli e cila dyshohet se është partnerja e autorit.
Pas ngjarjes Melisa Beluli u largua drejt Patosit së bashku me partnerin e saj, Klement Beqaj, ndërkohë 40-vjeçari është duke “luftuar” prej ditësh për jetën në Spitalin e Traumës.
Dyshohet se ajo mund të ketë luajtur një rol të rëndësishëm në ngjarjen e rëndë, duke ndihmuar autorin që ta nxirrte viktimën në pritë, duke e informuar për lëvizjet e ish-bashkëshortit të saj.
Ajo që e bën më tragjike këtë ngjarje është fakti se 40-vjeçari i cili sipas dëshmitarëve është një baba shembullor dhe punëtor, u qëllua para syve të fëmijës së tij 10-vjeçar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd