LEZHË- Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në superstradën Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Rrilës. Mësohet se në aksident janë përfshirë tre makina, mes tyre një mjet transporti nxënësish.
Si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka asnjë nxënës të lënduar. Bëhet me dije se nxënësit kanë vijuar më pas rrugën me mjete të tjera.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, teksa policia në vendngjarje po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd