Transmetuar më 09-01-2025, 17:47

Merr një kthesë të papritur historia e boksierit të njohur shqiptarë Florian Marku. Ai është arrestuar sërish në Londër pasi arriti të dale nga burgu në Gjermani.

Është arritur të sigurohet dokumenti i gjykatës së ekstradimeve të Londrës, sipas së cilës bazuar në një urdhër arresti ndërkombëtarë, ka arrestuar dhe ka nxjerrë përpara trupës gjykuese e cila i ka komunikuar kuzat që vijnë nga urdhri arrestit i Greqisë.

Sipas kësaj shkrese Florian Marku akuzohet për tentavtivë vrasje, plagosje me pasoja te renda, armbajtje pa leje dhe përdorim arme.

Marku ka pranuar me vullnet të plotë të ekstradohet tashmë drejt shtetit grek për të vijuar pjesën e mbetur të dënimit, pasi bëhet fjalë për ngjarjen e vitit 2010 kur ai është përleshur në një klub nate në Selanik ndaj disa shtetasve rus.

Sipas mediave greke për atë ngjarje rëndon një dënim prej 7 vitesh burg për të cilat më parë Florian Maku ka kryer vetëm 1.5 vite.

Për momentin mësohet se është në pritje që autoritetet greke të shkojnë ta marrin boksieri shqiptar, i cili ndodhet në një paraburgim të Londrës.

Edhe pse nga pala mbrojtëse është kërkuar që të lihej i lirë me kusht, Gjykata e Ekstradimeve të Londrës e ka rrëzuar poshtë kërkesën nën arsyetimin se ky shtetas nuk mund të lihet i lirë me kusht bazuar tek akuzat serioze të ngritura ndaj tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit