Transmetuar më 09-01-2025, 14:50

TIRANË- Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e sotme në Astir, në lidhje me denoncimin e bërë nga një vajzë se është dhunuar nga disa persona. Pas disa përpjekjeve nga policia për të negociuar me të renë për të hapur derën, RENEA është futur nga dritarja.

Ndërkohë, mësohet se RENEA kur është futur në apartament e ka gjetur vajzën të vetme dhe në gjendje të rënduar psikologjike. Gjithashtu bëhet me dije se brenda në banesë policia ka gjetur edhe 2 pistoleta.

Ka dyshime se në banesë ka pasur persona të tjerë, por se mund të jenë larguar, kur ka ardhur policia për ndihmë.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojnë se:

Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme.

Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.

Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit