Transmetuar më 09-01-2025, 14:43

TIRANË- Forcat RENEA dhe policia kanë mundur të hyjnë në apartamentin në katin e 8 në Astir, pasi një vajzë lajmëroi për pengmarrje dhe dhunim.

Mësohet se forcat RENEA janë futur nga tarraca e pallatit dhe kanë thyer xhamin e dritares për të hyrë brenda më banesë.

Ndërkohë që në momentin që kanë hyrë, forcat speciale, e reja ndodhej vetëm në apartament.

Pak më parë policia raportoi se pasi kishin marrë denoncimin kishin mbërritur në vendngjarje dhe po negocionin me të renë, e cila refuzonte të hapte derën. Sipas njoftimit, qytarja me iniciale S. Q., ka njoftuar sallën operative se ndodhej brenda apartamentit duke pretenduar se është dhunuar nga disa persona.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit