Transmetuar më 09-01-2025, 14:20

Ulsi Manja, Ministër i Drejtësisë, tha se në mbledhjen e qeverisë së kësaj të enjteje janë miratuar dy vendime të rëndësishme që prekin ish-pronarët.

Ai tha se është marrë vendimi për shtyrjen deri në vitin 2028 për kompensimin e ish-pronarëve dhe deri në këtë periudhë janë parashikuar 15,9 miliardë lekë të ndara në 3 vite.

“Sot kemi dy lajme të mira për ish-pronarët. Sapo kaluam një ndryshim në ligjin 133 të vitit 2015 për përfundimin e proceseve të pronës dhe kompensimin e ish-pronarëve. Këto janë dy ndryshime që kanë të bëjnë me shtyrjen e afatit që kanë të bëjnë me shqyrtimin, vlerësimin dhe kompensimin e pronave.

Afati mbaronte në dhjetor të vitit 2024, por ne e kemi çuar afatin për shqyrtimin dhe vlerësimin e dosjeve të patrajtuara të ish-pronarëve deri në dhjetor 2027. Ndërsa afati i kompensimit të ish-pronarëve do të shtyhet deri në dhjetor 2028. Janë dy ndryshime shumë të rëndësishme sepse i jep mundësinë agjencisë të shprehet për më shumë se 7 mijë dosje. Në afat të mesëm për vitin 2025 ne kemi parashikuar rreth 3 miliardë lekë për kompensimin e ish-pronarëve, 2026-2026 5,3 miliardë lekë dhe për vitin 2028 që është vitit i fundit i kompensimit masa e kompensimit është 7,6 miliardë lekë.

Gjithashtu, sot kemi kaluar edhe një vendim që ka të bëjë me kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet e palegalizuara”, tha Manja.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit