Transmetuar më 10-01-2025, 08:00

Marcus Rashford mund të jetë një nga rastet më interesante të merkatos së janarit. Që nga ardhja e Ruben Amorim te Manchester United, sulmuesi anglez ka kaluar në plan të dytë dhe tani “Djajtë e Kuq”, për të lehtësuar trajnerin portugez nga një problem i mundshëm, janë të gatshëm ta largojnë lojtarin në huazim deri në fund të sezonit.

I lindur në vitin 1997, Rashford është ofruar në disa klube europiane, mes të cilëve edhe Milanit. Drejtuesit kuqezinj po e ndjekin me kujdes zhvillimin e situatës. Paga e lojtarit për periudhën deri në fund të sezonit është brenda parametrave ekonomikë të “Djallit”, prandaj nga kjo pikëpamje nuk do të ishte e vështirë të arrihej një marrëveshje.

Megjithatë, Milani nuk është e vetmja skuadër e interesuar, teksa tani mbeten për t’u sqaruar dy gjëra kryesore: A do të tregojë Milani interes të vërtetë për Rashford? A do të jetë projekti i Milanit më tërheqës se të tjerët, që mund t’i paraqiten lojtarit anglez në ditët në vijim?

Ditët e fundit, Ruben Amorim e ka komentuar kështu situatën e Rashford: "Po, është një vendim i imi ta lë jashtë, vetëm i imi. Ai po përpiqet. Kam folur individualisht me shumë lojtarë gjatë stërvitjeve, kështu që po e bëj në mënyrën time, e cila është e vetmja mënyrë që njoh. Nëse nuk bëj kështu, do të humbas drejtimin e ekipit. E di çfarë mirë se çfarë po bëj".

Milani, ekip në kërkim të përforcimeve cilësore, mund ta konsiderojë Rashford si një opsion ideal për ta rritur konkurrencën në fazën ofensive dhe për të ndihmuar në përmbushjen e objektivave sezonalë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit