Mori lekë nga një pacient, nis procedimi penal për laborantin e spitalit të Elbasanit.
‘Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., 57 vjeç, me detyrë laborant në Spitalin Rajonal Elbasan, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi është shfaqur në një video të transmetuar në emisionin investigativ “STOP”, mbrëmjen e djeshme, duke marrë para nga një pacient, në mënyrë të parregullt’, njofton policia.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd