Wanda Nara ka konfirmuar zyrtarisht përfundimin e marrëdhënies së saj me këngëtarin argjentinas “L-Gante”. Në një intervistë për mediat argjentinase, biznesmenia dhe prezantuesja e njohur theksoi se vendimi për t’i dhënë fund romancës ishte i lidhur ngushtë me prioritetet e saj familjare.
"Duhet të mendoj për fëmijët e mi, – tha Wanda. – Ata janë gjëja më e rëndësishme në jetën time. Tani ndjej se duhet të përqendrohem më shumë te mirëqenia e tyre dhe te familja ime".
Lidhja mes Wanda Narës 38-vjeçare dhe “L-Gante” vetëm 23 vjeç ishte një nga temat më të përfolura në mediat argjentinase e ndërkombëtare. Romanca nisi në mënyrë të papritur, pas ndarjes së Wandës nga futbollisti Mauro Icardi. Marrëdhënia e saj me këngëtarin 23-vjeçar u shoqërua me polemika dhe spekulime, por të dy dukeshin të lumtur në daljet publike dhe postimet në rrjetet sociale.
Megjithatë, presioni mediatik dhe kritikat ndaj Wandës për ndikimin e kësaj lidhjeje te fëmijët e saj duket se kanë qenë faktorë të rëndësishëm në përfundimin e marrëdhënies.
Wanda Nara aktualisht po fokusohet te projektet e saj profesionale dhe te fëmijët, të cilët i ka me ish-partnerët Maxi López e Mauro Icardi. Këngëtari “L-Gante” ende nuk e ka komentuar publikisht ndarjen, duke i lënë ndjekësit në pritje të një reagimi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd