Transmetuar më 08-01-2025, 11:31

Robinho, futbollisti i Real Madridit nga viti 2005 deri më 2008, po vuan një dënim prej 9 vitesh burg, pasi u dënua në vitin 2022 në Itali për përdhunimin në grup të një vajze të re shqiptare në Milano, të kryer në vitin 2013.

Shtypi brazilian raportoi se ish-lojtari i Santosit, Real Madridit, Manchester City, Milanit, Guangzhou Evergrande, Atlético Mineiro, Sivasspor dhe Istanbul Başakşehir nuk mundi ta festonte fundvitin me bashkëshorten e tij, Vivian, pasi autoritetet e burgut ia refuzuan kërkesën për një leje të veçantë.

Robinho deklaroi në një intervistë për “TV Record” se ka prova të mjaftueshme për të dëshmuar pafajësinë e tij, të cilat u injoruan, madje edhe pas gjyqit, nga drejtësia italiane.

Braziliani pranoi se kishte një marrëdhënie të shkurtër me “viktimën” atë natë, por theksoi se marrëdhënia ishte me pëlqim dhe se në provat policore nuk u zbulua ADN-ja e tij (sepse kishte përdorur prezervativ).

"Patëm një marrëdhënie të sipërfaqshme dhe të shkurtër. Ndërruam puthje, pas kësaj shkova në shtëpi. Kishte persona të tjerë në atë vend. Kur pashë që ajo donte të vazhdonte me djem të tjerë, u ktheva në shtëpi. Nuk e kam mohuar kurrë. Ishte me pëlqim. Mund ta kisha mohuar, sepse ADN-ja ime nuk ka dalë aty, por nuk jam gënjeshtar”, – shpjegoi ish-lojtari i Santosit.

Por que Tremembé é o destino de presos ?famosos??

Ish-futbollisti 40-vjeçar ndodhet në burgun “Dr. José Augusto César Salgado P2” (“Penitenciaría II Tremembé”) në Sao Paulo, i njohur si “burgu i të famshmëve” në Brazil. Ky institucion strehon 430 të burgosur, të shpërndarë në qeli me madhësi nga 9 deri në 15 metra katrorë, ku mund të vendosen deri në 6 persona.

Në këtë burg ndodhen figura si politikanë (Luiz Estevao), të famshëm (Antonio Marcos Pimenta das Neves) dhe vrasës të njohur si Alexandre Nardoni, Cristian Cravinhos (vrasësi i familjes ‘Von Richthofen’), Roger Abdelmassih (mjeku që abuzoi seksualisht me 39 paciente të sedatuara) dhe Lindemberg Alves, i dënuar për krime si përdhunime, rrëmbime dhe vrasje.

Gazetari Ullisses Campbell, në një libër për vrasjet e familjes ‘Von Richthofen’, zbuloi se të burgosurit e këtij institucioni kanë krijuar një version të “Tinder”-it me të burgosurat nga një modul tjetër, i vendosur pesë kilometra larg.

Sistemi funksionon duke përdorur fotografi të trupit të plotë të të burgosurave, të cilat arrijnë tek të burgosurit përmes vizitave apo letrave personale që lexohen me zë të lartë nga stafi i sigurisë.

Ky “Tinder i burgut” krijoi marrëdhënie romantike mes dy vrasësve të famshëm: Vinícius Nunes (i cili vrau vëllain e tij) dhe Jaqueline Moraes (që vrau burrin e saj duke e goditur me thikë 56 herë). Marrëdhënia e tyre përfundoi pasi Nunes e braktisi, duke zbuluar se ajo ishte “më e shëndoshë dhe më e rrudhur” sesa dukej në fotografi. Shumë shpejt ai u fejua me një të burgosur tjetër.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit