Transmetuar më 08-01-2025, 11:13

Sot, në orën 12:00, në ambientet e OSHEE-së, Kryeministri Edi Rama do të mbajë një konferencë për mediat, ku pritet të diskutohet për çmimin e ri të energjisë elektrike.

Më herët qeveria ka njoftuar se po punohej për një ulje të çmimit të energjisë elektrike për qytetarët për periudhën 1 shkurt-31dhjetor 2025. Sipas deklaratave, procesi është në analizë dhe se po optimizohen proceset teknike për të ofruar një çmim më të mirë për qytetarët në vitin 2025.

Ulja e çmimit të energjisë elektrike është premtuar nga kryeministri Edi Rama gjatë vitit 2024 gjatë takimeve me pensionistët, dhe që pritej të kishte një vendimmarrja prej 1 janarit të këtij viti që ka nisur. Aktualisht familjet paguajnë energjinë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH ose 11.4 lekë me TVSH.

Mësohet se ERE ka vendosur sot çmimin e ri të Energjisë Elektrike, që do të jetë 8.5 lekë për familjarët që konsumojnë deri në 700 kilovat dhe 9.5 për diferencën mbi 700 kilovat.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit