Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pas operacioneve të zhvilluara për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Gjatë finalizimit të këtij aksioni janë sekuestruar doza kokaine dhe rreth 800 gramë lëndë narkotike cannabis sativa që u gjetën gjatë kontrollit fizik ndaj 28-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij.
Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd