Rasti i parë i konfirmuar i të ashtuquajturit metapneumovirus HMPV zbulohet në Selanik.
Bëhet fjalë për një 71-vjeçar i cili ndodhet i shtruar në spitalin Papanikolaou.
Lajmin e ka publikuar stacioni privar televiziv Open dhe priten deklaratat zyrtare të mjekëve.
Bëhet fjalë për metapneumovirusin që ka marrë formën e një pandemie në Kinë prej javësh dhe është një virus i njohur për mjekët.
Rasti në fjalë është konstatuar tek një 71-vjeçar, vajza e të cilit ka udhëtuar drejt Kinës gjatë festave të fundvitit dhe pak ditë pas kthimit, babai i saj ka shfaqur simptomat e para.
Fillimisht ai shkoi në një klinikë private, më pas më 3 janar u shtrua për mjekim në spitalin Papanikolaou – i cili pranonte pacientë atë ditë dhe ka një nga klinikat më të mira të mushkërive . Të shtunën iu nënshtrua një testi PCR dhe të hënën rezultatet treguan se ai ishte pozitiv ndaj virusit HMPV.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd