Transmetuar më 07-01-2025, 22:16

VLORË- Dyshimeve për drogë mesa duket nuk u shpëtojnë edhe makinat funerale. Një rast i tillë është pikasur ditën e sotme nga policia Kufitarë në Portin e Vlorës. Dyshimet se mund te këtë drogë kanë bërë që makina funerale të kontrollohet imtësisht.

Makina raportohet është kontrolluar për rreth 1 orë por dyshimet nuk ishin të sakta kësaj herë pasi në mjet nuk u gjet asgjë. Makina funerale kishte destinacion Italinë ku do të merrte trupin e një personi që ka ndërruar jetë atje. Kontrolleve për drogë u janë nënshtruar edhe mjeteve të tjera.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit