Transmetuar më 07-01-2025, 21:29

Në daljen e parë para mediave, pas certifikimit nga Kongresi si president, Donald Trump ka dhënë një paralajmërim të fortë ndaj Hamasit, duke i kërkuar lirimin e pengjeve izraelite.

“I gjithë ferri do të shpërthejë në Lindjen e Mesme nëse pengjet izraelitë të rrëmbyer në sulmin e 7 tetorit 2024 nuk do t’u kthehen familjeve të tyre deri në kohën kur të marr detyrën”, ka deklaruar Tramp.

Presidenti Trump, që e merr detyrën më 20 Janar, ka deklaruar gjithashtu se do t’i ndryshojë emrin gjirit të Meksikës, në të Amerikës.

Ai nuk përjashtoi mundësinë e marrjes me anë të forcave ushtarake të kanalit të Panamasë dhe të aneksimit të Groenlandës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit