Transmetuar më 07-01-2025, 11:19

Detaje të reja nga zbardhja e vrasjes së Ramazan Matajt në Shkodër, teksa 4 persona janë arrestuar dhe njëri dyshohet autor kryesor ndërsa të tjerët bashkëpunëtorë.

Rustem Hasa, si edhe dy djemtë e tij, Arjan dhe Klisman Hasa, janë shoqëruar nga policia si autorët e dyshuar të vrasjes së 33-vjeçarit, Ramazan Mataj.

Njëri prej personave është arrestuar në kufi duke tentuar të largohej.

Ramazan Mataj u ekzekutua më 4 janar 2025, në zonën e Dragoçit, ku u qëllua me 29 plumba plumba brenda makinës së tij.

Ngjarja dyshohet se mund të ketë lidhje me konflikte personale, përfshirë mundësinë e ngacmimeve ndaj vajzave në rrjetet sociale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit