Transmetuar më 07-01-2025, 10:28

Një person është dhunuar me sende të forta një ditë më parë pranë një kompleksi pallatesh në zonën e ish sheshit Shqiponja në Tiranë. I dhunuari është identifikuar si Adriatik Roshi, 48 vjeç, i cili ka qenë pranë një berberhaneje në momentin që është sulmuar nga disa persona të cilët e kanë goditur me sende të forta.

Hetuesit e komisariatit nr. 3 në kryeqytet, pasi kqyrën kamerat e sigurisë, kanë ndaluar dy persona Gani Koçeku, 24 vjeç dhe Ledio Tusha, 31 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim 4 të tjerë. Për ta marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes policia po punon edhe për ndalimin Tur Kocekut si person që mund të ketë dijeni për ngjarjen.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

1 armë zjarri pistoletë, me leje, që u gjet në banesën e shtetasit L. T.; 1 armë gjahu, që u gjet në banesën e shtetasit D. K.; 2 automjete që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje;

Veshje që dyshohet se kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes, të cilat u gjetën në njërin prej këtyre automjeteve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit