Transmetuar më 07-01-2025, 09:34

Dy ndeshje, dy përmbysje të jashtëzakonshme dhe një trofe në vitrinë. Populli milanist po “fërkon sytë” dhe shijon arritjen e Sergio Conceiçao, i cili në 180 minuta mundi Juventusin dhe Interin, duke i kthyer “Djallit” atë dimension që bota e kuqezi priste që nga fillimi i sezonit. Një skuadër që është në gjendje të luajë (dhe pra të fitojë) me të gjithë.

Jo vetëm kaq. Me këtë Superkupë, trajneri portugez me hyn në një farë mënyre në librin e historisë së klubit kuqezi, sepse i dhuroi Milanit titullin numër 50 të historisë së tij dhe RedBird-it trofeun e parë të menaxhimit, nën drejtimin e Cardinale (përveç një sasie të konsiderueshme parash). Tani sezoni mund të marrë vërtet drejtim të ri.

Një arritje që u shënjua edhe nga lotët e Conceiçao, i cili u shpreh pas ndeshjes: "Jam shumë i lumtur për djemtë, sepse nuk ishte e lehtë. Atmosfera nuk ishte ndër më të mirat. Kishim vetëm pak ditë për të punuar mbi detaje, që për mua janë shumë të rëndësishme, dhe përballuam dy skuadra shumë të forta.

Magjinë e bënë lojtarët, të cilët i përthithën mesazhet tona, megjithëse kemi ende shumë për t’u përmirësuar. Me përulësi mund të zhvillojmë katër muaj të mirë në kampionat dhe një Champions League të denjë. Festuam, por që nesër do të mendojmë për Cagliari.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz që luajnë futboll, persona që luajnë futboll dhe teksti

Milani e përmbysi sërish disavantazhin në pjesën e dytë? Rregulluam dy apo tri gjëra në fazën sulmuese, por kishim pësuar dy goditje të forta: një gol në shtesën e pjesës së parë, pas një rivënieje anësore, dhe një tjetër pas gabimit në lexim të lojës. Kjo, megjithatë, tregon se ky Milan ka karakter, arritëm ta përmbysim rezultatin ndaj dy skuadrave të mëdha. Në pushim, trajneri duhet të ndërhyjë dhe të rregullojë gjërat, për këtë më paguajnë.

Milani u mbrojt më lart në këtë finale, krahasuar me gjysmëfinalen? Nëse duam të jemi më kompaktë, të gjitha repartet janë të rëndësishme dhe distancat mes tyre duhet të jenë të vogla. Kemi mbrojtës dhe mesfushorë me të cilët mund të bëjmë më mirë, por na duhet më shumë guxim për t’u kthyer në një Milan të madh. Nuk duhet të kemi frikë, punojmë për këtë, por djemtë janë inteligjentë dhe kuptojnë atë që duam ne si staf.

Hyrja e Leãos ndryshoi fytyrën e ndeshjes? Rafa është një fenomen, e njoh prej kohësh. Duhet të mësojë dy ose tri gjëra dhe, sipas mendimit tim, mund të bëhet lojtari më i mirë në botë. Këtë ia kam thënë tashmë. Ka gjithçka për ta arritur këtë, por duhet vetëm të përmirësojë disa aspekte. Nëse i vë cilësitë e tij në shërbim të skuadrës, do të bëhet edhe më i fortë".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit