Transmetuar më 06-01-2025, 20:24

RUSI- Një person i veshur si Babagjysh, ka qëlluar për vdekje me armë zjarri një shitës në Rusi. Pronari i dyqanit, Yuriy Surakin, 54 vjeç, vdiq në vend vetëm disa momente pasi ai bëri një foto me të armatosurin e dyshuar, Valery Vasiliev, 71 vjeç, me kostumin e tij.

Siç raportohet ky akt dyshohet se është kryer për hakmarrje. Personi i armatosur akuzohet se ka fshehur armën nën kostumin e Babagjyshit dhe ka qëlluar 54-vjeçarin. Menjëherë pas ngjarjes, autori është vënë në pranga.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit