BURREL- Një sasi lënde eksplozive është konstatuar në një automjet në lagjen "Pjetër Budi" të qytetit të Burrelit. Dyshohet se lenda plasëse ishte vendosur në pjesën e poshtme të mjetit tip fuoristradë ndërsa është konstatuar nga përdoruesi i tij ende pa shpërthyer.
Mësohet se i riu që kishte në përdorim kohët e fundit makinën ka tentuar ta ndezë në mëngjes por automjeti nuk ka ndezur. Në këtë moment ai ka zbritur dhe rastësisht ka konstatuar lëndën plasëse dhe ka njoftuar policinë.
Këta të fundit kanë kërkuar ndihmën e forcave antieksploziv të cilët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të larguar lëndën plasëse. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po mbledh të dhëna. Paraprakisht dyshohet se lenda plasëse është vendosur 2 ditë më parë në automjet, ku dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë lëvizur në këmbë.
Për tju shmangur objektivit të kamerave të bizneseve dhe ato të qytetit, dy autorët e dyshuar kanë ardhur nga ana e poshtme e lagjes në zonë pa kamera sigurie deri tek ura e Matit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd