Transmetuar më 06-01-2025, 13:20

Shtetasit e huaj kanë tre herë më shumë gjasa të arrestohen për krime seksuale në krahasim me qytetarët britanikë, sipas analizës që zbulon shkallën e krimit nga emigrantët, të publikuar nga The Telegraph.

Policia bëri më shumë se 9000 arrestime të shtetasve të huaj për shkelje seksuale në 10 muajt e parë të vitit të kaluar në Angli dhe Uells.

Kjo përfaqësonte një të katërtën (26.1 për qind) të gjithsej 35,000 arrestimeve të përllogaritura për vepra seksuale, sipas analizës së parë të këtij lloji nga Qendra për Kontrollin e Migracionit të të dhënave nga forcat policore, Zyra e Brendshme dhe Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).

Të huajt kishin 3.5 herë më shumë gjasa për t’u arrestuar për shkelje seksuale sesa të dyshuarit britanikë, bazuar në një normë prej afro 165 arrestimesh për 100,000 të popullsisë emigrante kundrejt 48 për 100,000 për britanikët.

Në krye të tabelës janë shqiptarët, të ndjekur nga afganët, irakianët, algjerianët dhe somalezët.

Sipas ONS, shtetasit e huaj përbëjnë 5.5 milionë njerëz në Britani, ndërsa popullsia britanike është 53.5 milionë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit