Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar vendimin e kreut të PS-së, Edi Rama për të larguar si drejtues qarku në Kukës, Pandeli Majkon.
Sali Berisha: Pandeli Majko, është kriminel i madh elektoral në Kukës. Është i regjistruar në tavolinë, regjistrues i vendosur me vendim gjykate, jo për Pandeli Majkon për trafikantë armësh e droge. Aty shkon dhe bie Pandeli, dosja është tek ata dhe tek unë.
Shkon Pandeliu me Çelën, dhe drejtorin e OSSH të Kukësit. I thotë ‘ti në Has do të kërkosh kaq shtylla centrifugale, ato kushtonin nja 40-60 mijë euro, por do të faturohen 800 mijë euro, nga të cilat 300 mijë do ti dërgohen Tropojës për vota, 200 në Durrës, të tjerat në Kukës. Oficeri që ishte në detyre për të hedhur në qark trafikantët habitet.
Përveç kësaj në bisedë, përfaqësuesit e Has kërkojnë armë sepse thonë Miftar Dautin nuk e mundim dot. Kërkuan armë, ky oficer e merr regjistrimin, përgatit dosjen dhe e dorëzon në SPAK, dokument zyrtar. Vlora që vodhi arkivën sekrete të shërbimi të Kosovës, që e çoi aty ku e çoi, dyshime në Beograd, refuzoi ta presë oficerin. Oficeri mbetet jashtë shërbimi, kishte kryer në mënyrë të shkëlqyer detyrën dhe sot nuk e di se ku është.
Majko shkoi sërish në vendin e krimit, por duket se e kanë parë që atje nuk e pëlqejnë dhe e solli në Tiranë. po sjell në Tiranë gjysmën e ministrave sepse qytetarët e Tiranës kanë revoltë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd