Transmetuar më 06-01-2025, 11:44

Lider teknik dhe jo vetëm. Tijjani Reijnders është një lojtar kyç për Milanin. Kjo nuk ndryshon shumë, qoftë me Fonseca, qoftë me Conceiçao. Mesfushori holandez u paraqit në konferencën për shtyp, në prag të finales së Superkupës së Italisë:

Fitorja me përmbysje ndaj Juventusit duket se ju ka dhënë më tepër besim…

Në pjesën e parë nuk ishim mjaft agresivë në presing dhe nuk ndërmerrnim rreziqe me topin. Në pjesën e dytë kemi treguar se mund të bënim më shumë, duke krijuar më shumë mundësi.

A e takove Piolin, i cili kishte besuar se mund të shënoje më shumë gola?

Ka qenë kënaqësi takimi me të këtu në Riad, kemi bërë shaka. Ai që kaloi ka qenë një sezon i mirë, edhe pse kam pasur më pak mundësi për të shënuar. Këtë sezon po luaj më përpara.

Ky do të ishte trofeu yt i parë me Milanin…

Është një mundësi e madhe, do të ishte shumë bukur po ta fitoj. Duhet të luaj si të jetë ndeshja ime e fundit. Nuk ndodh shpesh që mund ta fitosh një trofe pas dy ndeshjesh, më pas do të mendojmë për kampionatin dhe Ligën e Kampionëve. Kjo është një mundësi e mirë për t’i ndryshuar gjërat.

Kemi parë fjalimin e Bennacer. A ishte ai, shpirti që ju ka munguar në fillim të sezonit?

Jo, shpirti ka qenë gjithmonë aty. Mendoj se duhet të fitojmë gjithmonë më shumë besim. Fitorja kundër Juventusit na dha një shtysë të madhe në këtë drejtim. Duhet të ndjehemi si një familje, ky ishte një sinjal i mirë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit