Transmetuar më 06-01-2025, 11:26

Partia Socialiste ka ndërmarrë ndryshime në strukturat drejtuese të qarqeve, duke zëvendësuar Pandeli Majkon nga drejtimi i Qarkut Kukës.

Brenda PS-së konfirmojnë se detyra e re i është besuar, Eduart Shalsit.

Reagimi i Pandeli Majkos:

Miq

Deshiroj tu informoj se nga sot nuk do të jem drejtues politik i qarkut! Kam qenë i nderuar të jem pjesë e angazhimit tuaj për PSSH!

Ndjesë për çdo gabim që mund të kem bërë si “jabanxhi”!

Ju faleminderit për cdo hap të hedhur së bashku!

Në fokus të mbledhjes së sotme ishin zgjedhjet e 11 majit dhe vota e diasporës.

Vota e diasporës ka zënë një vend të rëndësishëm në strategjinë e Partisë Socialiste, me kryeministrin Rama i cili ka zhvilluar një sërë takimesh me shqiptarët të cilët jetojnë jashtë vendit.

Kujtojmë se më 11 janar nis regjistrimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë për t’u bërë pjesë e procesit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit