José Mourinho ka shpërthyer në mikrofonat e gazetarëve, pas ndeshjes Fenerbahçe-Hatayspor, e vlefshme për javën e 18-të të Superligës Turke, që përfundoi me fitoren 2-1 të "kanarinave të verdha". Në përfundim të ndeshjes, në zonën e intervistave, “Special One” u përplas ashpër me gazetarët, të cilët i kërkuan një koment për paraqitjen e ekipit të tij, që siguroi tri pikët falë dopietës nga En-Nesyri.
Ish-trajneri i Interit dhe Romës u shfaq i tensionuar gjatë intervistave pas ndeshjes. Një gazetar komentoi para tij: "Fitore e rëndësishme që ju mban në -8 pikë nga Galatasaray…" Kjo frazë ndezi zemërimin e Mourinhos, i cili reagoi: "Pse keni frikë të thoni të vërtetën? Nga çfarë keni frikë në këtë vend?"
Mourinho i nervozuar aludoi se Galatasaray favorizohet nga arbitrat, duke përmendur penalltitë e shumta të akorduara për skuadrën e drejtuar nga Okan Buruk. Ai theksoi se këto episode kanë ndihmuar rivalët të ngjiten në krye të renditjes me 47 pikë, ndërsa Fenerbahçe e tij mbetet pas me 39 pikë, e zhbilancuar në garën për titull.
Pas këtyre deklaratave, Mourinho u largua i zemëruar, duke shtuar tension në një atmosferë tashmë të ndezur. Një tjetër post-ndeshje e zjarrtë për trajnerin portugez, që si gjithmonë arrin të tërheqë vëmendjen dhe të hapë debate kurdoherë që është i përfshirë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd