Transmetuar më 06-01-2025, 09:39

Barcelona e kaloi pa probleme Barbastro, duke fituar 4-0 në 1/8 finale të Kupës së Mbretit. Një fitore e rëndësishme për blaugranët, të cilët vinin pas dy humbjesh radhazi dhe po përballen me rastin e ndërlikuar të Dani Olmo.

Tani, sfida e radhës është gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbao, një ndeshje që nuk duhet humbur. A do të jetë në fushë Lamine Yamal? Këtë e sqaroi trajneri Hansi Flick në konferencën për shtyp.

Rreth Yamal: "Do të stërvitemi të hënën në Barcelonë dhe të martën do të jemi në Arabinë Saudite. Ky është programi ynë deri në atë ndeshje. Mendoj se Lamine mund të jetë kundër Athletic".

Gjendja e Araujo: "Ai është rikthyer pas një dëmtimi të rëndë. Luajti 90 minuta në ndeshjen e fundit dhe e patë nivelin e tij. Foli me paraqitjen e tij në fushë, është një nga kapitenët tanë".

Pse Raphinha nuk u ftua për “Copa del Rey”: "Ai kishte disa probleme. Bëri mirë në stërvitje, por vendosëm se do të ishte më e mençur të mos udhëtonte".

A besoni se do t’i keni në skuadër Dani Olmo dhe Pau Víctor për pjesën tjetër të sezonit? "Të gjithë duam që Dani Olmo dhe Pau Víctor të regjistrohen në La Liga. Nuk kam vënë re që skuadra e ka vuajtur këtë situatë.

Jemi profesionistë dhe lojtarët kanë bërë mirë. Duhet të jemi profesionistë dhe ta pranojmë situatën e Dani Olmo e Pau Víctor. Po mundohem të sigurohem që kjo të mos ndikojë në performancën e skuadrës", – saktësoi trajneri gjerman.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit