Transmetuar më 05-01-2025, 19:45

VLORË- Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme në bulevardin "Ismail Qemali" në Vlorë. Dyshohet se një konflikt mes disa të rinjve ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Një nga personat e përfshirë në konflikt, sipas informacioneve paraprake ka nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë dhe ka qëlluar një here, dyshohet në ajër. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa personat janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit