Transmetuar më 05-01-2025, 11:09

ITALI – Valentino Rossi është bërë baba për herë të dytë. Partnerja e tij Francesca Sofia Novello solli në jetë Gabriella, vajza e dytë e ikonës së MotoGP.

Lajmin e konfirmoi vetë piloti italian në rrjetet sociale ashtu si edhe modelja: “Mirë se erdhe Gabriella e vogël! Zemrat tona shpërthejnë nga dashuria”.

Ish-kampioni i MotoGP dhe modelja janë tashmë prindër të Giulietta, e lindur në vitin 2022. Për këtë lindje të dytë, ata zgjodhën spitalin ku ka lindur edhe vetë piloti.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit