Magazinë
Transmetuar më 04-01-2025, 21:39

ATHINË- Kryepeshkopi, Anastas Janullatos, i cili ndodhej i shtruar në spitalin e Tiranës që prej datës 30 dhjetor u transportuar ditën e djeshme në Athinë për mjekim të specializuar. Në lidhje me shtrimin e tij në Athinë, mediat greke shkruajnë se kryepeshkopi është vizituar në spital në Athinë nga ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis. Më tej bëhet me dije se mes tyre ka qenë një takim i shkurtër.

Prej ditës së djeshme, Anastas Janullatos është shtruar në spitalin “Ungjillëzimi” në Athinë. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë në reagimin e saj ditën e sotme u shpreh se gjendja e kryepeshkopit tashmë paraqitet e stabilizuar. Media greke shkruan se kryepeshkopi po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe po merr kujdesin e nevojshëm nga mjekët.

“Arqipeshkvi më i bekuar i Shqipërisë z.Anastasi u shtrua më 3 janar 2025, në vigjiljen e përgjithshme të spitalit “Ungjillëzimi”. Gjendja e tij shëndetësore, pavarësisht historisë tashmë të rënduar mjekësore, konsiderohet e qëndrueshme dhe monitorohet nga afër nga ekipi mjekësor i Spitalit nën drejtimin e profesoreshës së Pulmologjisë dhe Mjekimit Intensiv znj. Anastasia Kotanidou. Fortlumturia e tij po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme mjekësore dhe po merr kujdesin e duhur”, thuhet në njoftimin mjekësor të Ungjillëzimit.

Më 30 dhjetor, Kryepeshkopi i Shqipërisë u shtrua në një spital në Tiranë me një virus sezonal. Disa ditë më vonë dhe pasi ishte liruar, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, pësoi hemorragji gastrike, si pasojë e së cilës u gjykua e nevojshme transportimi i tij me avionë të forcave ajrore në Athinë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit