Transmetuar më 04-01-2025, 18:49

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 29-vjeçar shqiptar. I riu mësohet se është kapur me drogë teksa po shpërndante lëndët narkotike. Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar kishte shkuar atje për turizëm.

29-vjeçari pa precedentë penalë, tërhoqi vëmendjen e efektivëve gjatë një patrullimi, pasi ai nuk ishte parë kurrë në zonë dhe disa djemë iu afruan atij. Më pas ai u ndoq teksa ndodhej në një makinë të vogël me qira dhe u ndalua për kontroll në një zonë periferike, ku u shfaq shumë nervoz dhe i shqetësuar.

Pas një kontrolli të imtësishëm personal, iu gjetën afërsisht 5 gramë kokainë të fshehura në pjesët intime dhe të ndara në doza. Më pas u zhvilluar edhe një kontroll në dhomën e hotelit ku ai qëndronte ku u gjetën 65 gramë të tjera lëndë narkotike kokainë të ndara në doza. Gjitashtu është gjetur një shumë parash prej 1690 euro. 29-vjeçari u shpall i arrestuar për posedim dhe tregtim të lëndëve narkotike dhe Gjykata e Perugia dha masën e paraburgimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit