

VLORË- Forcat e Policisë së Vlorës, pas shumë orësh kërkime, kanë gjetur turisten austriake, që kishte humbur në Gadishullin e Karaburunit. 45-vjeçarja është gjetur midis Gjirit të Gramës dhe Gjirit të Anglezit në gjendje të mirë shëndetësore.
Turistja mësohet se gëzonte një gjendje të mirë shëndetësore, teksa është shoqëruar me gomonen e policisë drejt Vlorës, për kontrolle të mëtejshme dhe marrje në pyetje.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






