

Tiranë- Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se do të zbatojë vendimin e Apelit të GJKKO-së që riktheu masën “detyrim paraqitje” ndaj tij.
Kryedemokrati u shpreh se do të paraqitet pasi, “Parlamenti ka dhënë autorizim për arrestimin tim”.
Por, theksoi se çështja do të shkojë në Strasburg.
Sali Berisha: Kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar kushtetues. Arsyetimi ishte se Berisha po sulmon Gjykatën dhe SPAK.
Sidoqoftë çështja do të shkojë në Strasburg. Do të paraqitem, sepse Parlamenti ka dhënë autorizim për arrestimin tim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






