Transmetuar më 04-01-2025, 11:09

Një grua dhe vajza e saj dhjetë vjeçare kanë jetuar makthe në natën e ndërrimit të viteve, kur burri i saj shqiptar, ka hyrë ilegalisht në Greqi, i ka shkuar në banesë.

Ai ka thyer xhamat për të hyrë nga dritarja e shtëpisë dhe kur nuk ka arritur, dëmtoi makinat e parkuara.

45-vjeçari u arrestua dhe ditën e djeshme doli para gjykatës pa avokat, duke pretenduar se përfaqësuesi i tij ligjor ndodhej në Larisa. Shqiptari kërkoi shtyrje të gjyqit, por kërkesa u refuzua.

Sipas ish-bashkëshortes së tij, 45-vjeçari, në natën e ndërrimit të viteve, i ka shkuar në banesë. Sipas dëshmisë së saj, ai kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe ka thyer xhamat, duke tmerruar vajzën e tyre 10-vjeçare.

Kur ajo i ka kërkuar të largohet, i pandehuri ka hyrë në makinën e tij dhe ka përplasur dy automjete të parkuara, duke i shkaktuar dëme.

Kur u gjet nga autoritetet policore, 45-vjeçari i bëri rezistencë arrestimit dhe nuk pranoi t’i nënshtrohej testit të alkomatografisë.

I akuzuari ka kërkuar falje në gjykatë dhe ka pranuar se kishte konsumuar alkool para se të shkonte në shtëpinë e ish-bashkëshortes. Ai ka pranuar gjithashtu se kishte hyrë ilegalisht në Greqi në këmbë, rreth 20 ditë më parë.

Arsyeja që i ka shkaktuar dëm shtëpisë së nënës së fëmijës së tij, sipas tij, ka qenë se ka dashur të festojë ditëlindjen e vajzës së tyre me ta, por ajo nuk e ka lënë.

Gjykata e shpalli fajtor 45-vjeçarin për hyrje të paligjshme në vend, dhunë në familje, dhunë ndaj punonjësve dhe refuzim për t’iu nënshtruar testit të alkoolit, duke e dënuar me 18 muaj burg, 3700 euro gjobë dhe heqjen e lejes së drejtimit për dy muaj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit