

GREQI- Një 45-vjeçar shqiptar ka terrorizuar ish-bashkëshorten e tij dhe vajzën 10-vjeçare në Greqi në ditën e Vitit të Ri. Mësohet se shqiptari është futur ilegalisht në Greqi dhe më pas më pas ka tentuar të hyjë në banesën e tyre duke thyer xhamat. Në momentin që nuk ka arritur të hyjë nga dritarja, ai ka dëmtuar makinat e parkuara.
Sipas ish-bashkëshortes së tij, 45-vjeçari, në natën e ndërrimit të viteve, ka shkuar në shtëpinë e saj pasi kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe ka thyer xhamat, duke tmerruar vajzën e tyre 10-vjeçare. Kur ajo i ka kërkuar të largohet, i pandehuri ka hyrë në makinën e tij dhe ka përplasur dy makina të parkuara, duke i shkaktuar dëme. Kur u gjet nga autoritetet policore, 45-vjeçari i bëri rezistencë arrestimit dhe nuk pranoi t’i nënshtrohej testit të alkolit.
Dërsa doli dje para gjykatës, 45-vjeçari shqiptar ka kërkuar falje dhe ka pranuar se kishte konsumuar alkool para se të shkonte në shtëpinë e ish-bashkëshortes. Ai ka pranuar gjithashtu se kishte hyrë ilegalisht në Greqi në këmbë, rreth 20 ditë më parë. Arsyeja që i ka shkaktuar dëm shtëpisë së nënës së fëmijës së tij, sipas tij, ka qenë se ka dashur të festojë ditëlindjen e vajzës së tyre me ta, por ajo nuk e ka lënë.
Gjykata e shpalli fajtor 45-vjeçarin për hyrje të paligjshme në vend, dhunë në familje, dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe refuzim për t’iu nënshtruar testit të alkolit, duke e dënuar me 18 muaj burg, 3700 euro gjobë dhe heqjen e lejes së drejtimit për dy muaj.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






