Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 03-01-2025, 22:49
PRISHTINË- Të shtëna me armë janë raportuar në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë Agron Boronci ka konfirmuar se një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë.
Gjithashtu i plagosuri është transportuar në spital dhe po merr trajtim mjekësor.
Ndërkohë policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd