Transmetuar më 03-01-2025, 21:03

TIRANE – Tedi Cara, Arinaldo Rrapaj dhe Andi Hadroj, pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës së Partizanit në gjysmën e parë të sezonit, do të vazhdojnë karrierën e tyre në kampionatin ukrainas. Ndërkohë, klubi i kuq, me një postim në rrjetet sociale ka falënderuar tre lojtarët për kontributin e dhënë.

RESPEKT DHE MIRËNJOHJE!

Klubi i Futbollit Partizani dëshiron të falënderojë Tedi Carën, Arinaldo Rrapajn dhe Andi Hadrojn për përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë me fanellën e kuqe.

Së bashku kemi shkruar momente të paharrueshme në historinë e klubit tonë, duke ndarë emocione, fitore dhe sakrifica. Ju urojmë suksese të mëdha në karrierën tuaj të re në kampionatin ukrainas.

Faleminderit që keni qenë pjesë e familjes sonë të kuqe!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit