KAZAKISTAN- Rreth 100 automjete janë përfshinë në një aksident në Kazakistan në rrugën Astana-Shchuchinsk në rajonin Akmola. Përplasja ka ardhur si pasojë e një stuhie bore dhe deri më tani nuk ka informacione për viktima apo persona të lënduar.
Aksidenti rrugor ka ndodhur rreth orës 13:30 të datës 3 janar mes fshatrave Kogam dhe Karatal të rrethit Birzhan sal. Policia ka thënë se evakuimi i automjeteve është duke vazhduar dhe se në vendngjarje ndodhet edhe personeli i shërbimit të urgjencës.
Sipas KazAvtoJol, operatori kombëtar për menaxhimin e autostradave, mosrespektimi i kufijve të shpejtësisë dhe distancës së sigurtë ka çuar në përplasjen masive. Rreth 22 mjete rrugore dhe dy traktorë ndodhen në vendngjarje dhe qarkullimi është i kufizuar për të gjitha llojet e mjeteve.
❗️Kazakhstan: Insane Multi-Vehcile Crash During Snow Storm – Reports Suggest ~100 Cars Involved pic.twitter.com/6NWBpFCn6C
— RT_India (@RT_India_news) January 3, 2025
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd