

Aksidenti tragjik në Vaun e Dejës, zbardhen identitetet e dy viktimave
Dy persona humbën jetën pak minuta më parë në një aksident tragjik që ndodhi në Shkodër, në zonën e Vaudejësit, raporton noa.al.
Policia tha se aksidenti ndodhi në rrugën që lidh Mjedën me Bushatin në Vaun e Dejës.
Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe përplasja ka qenë e fortë duke sjellë vdekjen e dy personave.
Ende nuk janë zbardhur identitetet e të ndjerëve.
Vau Dejës/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në fshatin Mjedë, shtetasi G.B, duke drejtuar automjetin tip "Mercedes Benz", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke ka përplasur dy këmbësorët, shtetasin N. P., 63 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje dhe shtetasin N. P., 43 vjeç., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spital.
Nga përplasja është dëmtuar dhe drejtuesi i automjetit, shtetasi G. B., i cili ndodhet në Spital, për ndihmë mjeksore, i shoqëruar nga efektivë të Policisë, pasi pas marrjes së ndihmës mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






