Transmetuar më 03-01-2025, 14:16

Tirana ka zyrtarizuar goditjen e parë në merkaton e janarit. Klubi më i titulluar i futbollit në Shqipëri ka siguruar një sulmues cilësor, i cili luan edhe për kombëtaren e vendit të vet. Ja njoftimi i bardhebluve me këtë rast: “Klubi i Futbollit Tirana njoftoj afrimin e lojtarit Emmanuel Ernest. Sulmuesi do të vishet bardheblu për dy sezone. 24 vjeçari i është bashkuar sot ekipit në seancën stërvitore”.

“Pasaporta” e sulmuesit liberian – Emmanuel Ernest (Monrovia, 30 dhjetor 2000) është një futbollist liberian, sulmues i skuadrës Aarau së fundi dhe i kombëtares së Liberisë.

Ernest e nisi karrierën e tij të futbollit në Nigeri, në akademinë “Christ Ambassador Sport”. Në mars 2020 u transferua në Rumani, ku filloi karrierën profesionale me Sporting Roșiori. Më 5 janar 2021 u ble nga Rapid Bukureshti dhe zhvilloi ndeshjen e tij të parë profesionale më 19 prill, në Liga II kundër U Craiova. Pas përfundimit të sezonit kaloi te Ripensia Timișoara. Pas gjysmës së sezonit e la klubin në fjalë për t’u bashkuar me ekipin e dytë të Argeș Pitești.

Në verën e vitit 2022, Ernest u transferua në Qipro, ku firmosi kontratë me ekipin Hamitköy. Pas vetëm 6 muajsh aty kaloi tek Al-Uruba dhe në verën pasuese u kthye në Qipro, duke u bashkuar me ekipin Çetinkaya Türk.

Më 20 qershor 2024, Ernest u ble nga klubi zviceran Aarau. Në shtator të vitit 2024, Ernest mori ftesën e parë nga Kombëtarja e Liberisë. Më 6 shtator debutoi në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Kombeve të Afrikës 2025, në barazimin 1-1 kundër Togos.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz që luajnë futboll, persona që luajnë futboll dhe teksti

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit