

FIER- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Fier-Libofshë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur "Petovë", në Fier. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur "kokë më kokë". Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një prej shoferëve.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca, e cila e ka transportuar të plagosurin me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier. Në vendngjarje ndodhet edhe grupi hetimor, i cili po kryen të gjitha veprimet procedurale për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e këtij aksidenti.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






