Transmetuar më 03-01-2025, 12:14

Situata e Danilo te Juventusi vazhdon të ngjallë diskutime. Gazetari Paolo Rossi, ndër të tjera drejtues në “Radio Bianconera”, ka shprehur mendimin e tij në platformën “X” lidhur me largimin e mbrojtësit brazilian që në merkaton e janarit, edhe pse ka kontratë deri në qershor 2025:

"Juventusi shpeshherë ka vënë përparësi arsyet e klubit mbi ndjenjat karshi lojtarëve, duke sjellë largime të dhimbshme, që kanë forcuar karakterin e klubit. Megjithatë, Danilo meritonte diçka tjetër, jo këtë".

Kapiten dhe lider në dhomat e zhveshjes, Danilo ka qenë një pikë referimi si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Largimi i tij i mundshëm do të përbënte një zgjedhje të diskutueshme, jo vetëm për aspektin teknik, por edhe balancën e brendshme të ekipit.

Sipas gazetarit në fjalë, shpesh Juventusi ka favorizuar nevojat ekonomike dhe strategjike në krahasim me anën njerëzore, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën me lojtarë të tjerë simbol. Megjithatë, në këtë rast, zgjedhja mund të lërë një plagë më të thellë, duke marrë parasysh kontributin dhe përkushtimin e Danilo ndaj projektit bardhezi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit