Transmetuar më 03-01-2025, 08:40

Ndeshja e kampionatit në “San Siro” kundër Milanit ishte një nga më të mërzitshmet e sezonit, por sonte mbrëma, në Riad, pritet një sfidë krejt tjetër. Në lojë është kualifikimi për finalen e Superkupës Italiane, ndaj skuadra e Thiago Motta, Juventusi, nuk mund të dështojë në këtë objektiv të parë.

Trajneri bardhezi, ende në muajt e parë të punës në Torino, është i vendosur të tregojë progres: "Unë dua të fitoj si trajner, prandaj e zgjodha këtë profesion. Sidoqoftë, nuk e kam obsesion për momentin. Përpiqem të bëj gjithçka për ta përmirësuar ekipin dhe ndihmuar lojtarët. Jam i qetë dhe i bindur në forcën tonë. Do të jetë një ndeshje e bukur për t’u luajtur".

Për rëndësinë e trofeve: "Askush nuk futet në fushë për të humbur, aq më pak ne. Kjo ndaj Milanit do të jetë ‘brenda ose jashtë’, çka na motivon më shumë për të dhënë maksimumin.

Për Conceiçao dhe Milanin: "Kuqezinjtë kanë një trajner të mirë dhe lojtarë cilësorë, por fokusohemi te forca jonë".

Mbi përgatitjet: "Koha ishte e shkurtër dhe mungesat të shumta, por nuk do të justifikohem. Fusha do të tregojë gjithçka."

Për sfidën personale: "Nuk shoh pas, vetëm përpara. Duhet të fitojmë tani për të ndërtuar një të ardhme më të mirë".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit