

Policia ka reaguar në lidhje me sherrin e dhunshëm që u regjistrua pas mesnate, sot në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku një konflikt i nisur për shkak të një borxhi, degjeneroi në dhunë me armë zjarri dhe sende të forta.
Në ngjarje u përfshinë mbi 10 persona, mes tyre katër efektivë policie, një ish-punonjës policie dhe dy persona të tjerë.
Nga konflikti i dhunshëm mbetën të plagosur dy persona, vëllezërit Enea dhe Albi Nexhipi, të cilët pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Sarandës janë shoqëruar në Komisariat. Ndërkohë, policia ka bërë një sqarim lidhur me një video që qarkulloi sot në rrjete social për ngjarjen në fjalë, në të cilën dukej se në përleshje ishte edhe një polic me armë zjarri. Policia njofton se ka pezulluar nga detyra punonjësin e policisë në fjalë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






