VLORË- Disa qytetarë kanë zgjedhur që t’i kalojnë ditët e para të 2025 në plazh. Pavarësisht temperaturave të ulëta, disa kanë sfiduar të ftohtin duke u larë në plazhin e Vlorës.
Video është ndarë në Facebook nga kryeministri Edi Rama. Në video dallohen disa qytetarë që marrin rreze dielli në breg të detit, e të tjerë kanë zgjedhur që të lahen në ujin e ftohtë.
“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje se si ka nisur 2025 në Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd